Tjetër atentat në Vlorë, në gjendje të rëndë një i ri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të shtune në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

I plagosur ka mbetur 30-vjeçari Romeo Meçaj, nga Tepelena. Mësohet se ai ka qenë duke parkuar makinën, kur ndaj tij është qëlluar me armë, dhe si pasojë ka mbetur i plagosur në gjoks dhe këmbë.

Ndërkohë, një makinë është gjetur e djegur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, që mendohet se i përket autorëve të këtij atentati.

Share This Article