Tjetër ekzekutim në kafenetë e Kosovës, vritet një 39-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para pas mesnate në një kafene në Skënderaj të Kosovës ku ka mbetur i vrarë një person dhe janë plagosur 3 të tjerë.

Sipas mediave kosovare ngjarja ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt rreth orës 01:21 pas mesnate, ndërsa lajmi është konfirmuar nga autoritetet në Kosovë.

“Rreth orës 01:21, të datës 10 gusht 2023, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në një kafene në fshatin Runik të Skenderajt. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor”.

Policia e Kosovës

Mësohet se viktima N. L, 39 vjeçar ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa, tre personat e tjerë të lënduar po ashtu nga të shtënat janë dërguar për trajtim mjekësor.

Share This Article