Tjetër incident ajror në SHBA, përplasen 2 avionë në ajër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Incidentet ajrore duket se nuk kanë të ndalur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një tjetër ngjarje e rëndë u regjistrua këtë herë në Arizona, ku dy avionë privatë u përplasën në ajër duke lënë të vdekur persona.

Sipas raportimeve në aksident u përfshinë një Cessna 172S dhe një Lancair 360 MK II, dy aeroplanë të vegjël me helikë.

Cessna arriti të ulet pa dëmtime të mëtejshme, ndërsa avioni tjetër u rrëzua, duke shkaktuar vdekjen e dy personave në bord. Po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article