Tjetër lajm tragjik nga Ukraina, vritet fotoreporteri i televizionit amerikan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një tjetër lajm tragjik vjen nga Ukraina. Fotoreporteri Pierre Zakrzewski i televizionit amerikan “Fox News” u vra teksa automjeti me të cilin ai po lëvizte së bashku me gazetarin Benjamin Hall u qëllua me armë zjarri pranë Kievit.

Ndërkohë, gazetari gazetarin Benjamin Hall ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital, ka konfirmuar televizioni “Fox News”.

Në të kaluarën, Zakrzewski kishte raportuar edhe nga zonat e luftës në Irak, Afganistan dhe Siri. “Pasioni dhe talenti i tij si gazetar ishin të pakrahasueshëm”, tha presidentja e “Fox News Media”, Suzanne Scott.

Ai është gazetari i dytë i vrarë në Ukrainë në dy ditë. Brent Renaud, një regjisor dokumentarësh dhe një gazetar veteran i mbulimit të ngjarjeve në zonat e luftës, vdiq të dielën pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj makinës së tij.

Share This Article