Tjetër pikëllim për Sharon Stone, njofton me lot në sy humbjen e njeriut të dashur

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sharon Stone ka njoftuar me lot në sy vdekjen e të vëllait të saj më të vogël Patrick. Ai u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare, pas një ataku kardiak.

“Pusho në Paqe”, ka shkruar aktorja në Instagram, duke ndarë një foto me të dhe një video ku shfaqet zemërthyer. Ai ishte babai i nipit të saj të vogël River, i cili vdiq në gusht 2021, kur ishte vetëm 11-muajsh.

“Përshëndetje të gjithëve, ky mesazh është për të konfirmuar se vëllai im, Patrick Joseph Stone, ka pësuar një atak në zemër dje. Ishte babai i Riverit që humbëm vitin e kaluar në moshën 11-muajshe. Ai ka lënë pas gruan e tij Tasha, djalin Hunter dhe vajzën Cailee. Si çdo familje, ne ju falënderojmë për dashurinë dhe mbështetjen tuaj në këtë kohë pikëllimi të tmerrshëm dhe vlerësojmë të gjitha ngushëllimet tuaja. Kemi pasur kaq shumë humbje të tmerrshme, këto dy vitet e fundit, siç ka ndodhur për shumë prej jush. Ne kërkojmë vetëm që të vazhdoni të jeni të sjellshëm”, është shprehur aktorja.

Aktorja e “Basic Instict” po kalon një periudhë të vështirë, pasi në nëntor 2022 ajo njoftoi, në mediat sociale, se kishte zbuluar një “tumor të madh fibroid” i cili duhet të hiqej menjëherë.

Share This Article