Tjetër provokim nga Serbia, xhandarët serbë hyjnë në Merdare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia e Kosovës ka raportuar për një tjetër provokim këtë herë nga xhandarmëria e Serbisë.

Rreth orës 18:20, pranë stacionit policor kufitar në Merdar, është pikasur një makinë me targa serbe, e cila dyshohej të jatë në pronësi të xhandarmërisë serbe.

Sipas Policisë, brenda kësaj veture gjendeshin katër pjesëtarë të xhandarmërisë serbe, të cilët qëndruan për rreth 10 minuta pranë hyrjes së objektit.

“Pasi qëndruan në këtë zonë, pjesëtarët e xhandarmërisë serbe u larguan duke shkelur vijën ndarëse kufitare, një veprim që përbën shkelje të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit”, njofton policia.

Policia e Kosovës kërkon nga autoritetet ndërkombëtare që të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin masa të nevojshme për të ruajtur stabilitetin dhe për të siguruar respektimin e marrëveshjeve që lidhen me menaxhimin e integruar të kufirit dhe sigurinë.

Share This Article