Tjetër tragjedi! Fansja ndërron jetë në koncertin e këngëtarit të njohur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një fanse e cila u plagos rëndë gjatë një koncerti të Robbie Williams në Sydney javën e kaluar, ka ndërruar jetë ditën e sotme.

Një zëdhënës i spitalit St Vincent të Sidneit konfirmoi se gruaja në të 70-at humbi jetën pasi u rrëzua në gjashtë rreshta ulësesh në stadiumin Allianz në Moore Park të enjten në mbrëmje.

Ajo u dërgua në spitalin ‘Shën Vincent’ në gjendje kritike.

Ndërkohë, kujtojmë se katër ditë më parë, një fanse në një koncertin e Taylor Swift-it në Rio de Zhaneiro vdiq nga një arrest i dyshuar kardiak për shkak të temperaturave ekstreme, pasi një valë të nxehti u përhap në pjesën më të madhe të Brazilit.

Swift njoftoi shtyrjen e koncertit të saj të së shtunës mbrëma, duke thënë se siguria dhe mirëqenia e fansave të saj, kolegëve interpretues dhe ekuipazhit ishte e para.

Share This Article