“T’ju vijë turp nga vetja”, ministrja britanike përzë nga takimi ambasadorin rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss thërriti këtë enjte në takim ambasadorin rus në Britani. Por biseda u tensionua deri në pikën sa Truss mësohet se përzuri atë.

“Ishte një takim i tensionuar, Truss e nxori ambasadorin jashtë. I tha se duhet t’i vinte turp nga vetja, se Rusia kishte gënjyer në mënyrë të vazhdueshme dhe se humbi atë fijen e fundit të kredibilitetit që i kishte mbetur me komunitetin ndërkombëtar”, i tha një burim, Sky News.

Share This Article