Tkurrje rekorde e ekonomisë kanadeze në 2020

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia kanadeze regjistroi një tkurrje prej 5,4% në vitin 2020, për shkak të ndikimit të pandemisë së COVID-19, rënia më e keqe në të paktën 60 vjet, sipas raportit të Institutit kanadez të Statistikave.

“Rënia e PBB-së në vitin 2020 përfaqëson rënien më të theksuar vjetore, që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave tremujore në vitin 1961″, theksoi “Statistics Canada”.

“PBB-ja kanadeze u rrit me 2,3% në tremujorin e katërt, pas luhatjeve rekord në dy tremujorët e mëparshëm”, shtoi agjencia në një deklaratë.

Sipas “Statistics Canada”, investimet e biznesit në pajisje, shpenzimet qeveritare dhe investimet në pasuri të paluajtshme çuan drejt rritjes në fund të vitit, mes normave të ulëta të pasurive të patundshme dhe rritjes së kërkesës për strehim.

Për vitin 2020, si një i tërë, “Statistics Canada” vëren se kërkesa e brendshme ra 4,5%, ndërsa të ardhurat e disponueshme të kanadezëve u rritën 10 % nga viti 2019.

Share This Article