Një skenë horror është regjistruar në Rotherham të Anglisë, ku një 46-vjeçar i armatosur me thikë sulmoi brutalisht një oficer policie gjatë arrestimit.
Pamjet e publikuara tregojnë momentin kur Glynn Leedell, i zhveshur nga beli lart, i hidhet befas mbi një polic, duke i shkaktuar një plagë të thellë në qafë.
Koleget e tij ndërhynë me forcë, duke e rrëzuar në tokë dhe sekuestruar thikën, ndërsa viktima, mes gjakosjes, arriti të përfundonte vetë prangat ndaj sulmuesit.
Incidenti ndodhi më 17 korrik pas raportimeve se Leedell po kërcënonte një grua në Kimberworth Park.
Ai u arrestua mes rezistencës së fortë dhe më pas u dënua me 4 vite e 6 muaj burg në Gjykatën e Sheffield. Komandanti i Policisë së Rotherham e cilësoi sulmin si një akt të turpshëm dhune që mund të kishte pasur pasoja fatale, duke lavdëruar guximin e oficerëve që parandaluan një tragjedi edhe më të madhe.