Tmerr në Angli, portieri humbet jetën pas një sherri! Arrestohet futbollisti tjetër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Portieri i Barton Town në Angli, James Hitchcock ndërroi jetë pas plagëve të marra gjatë një sherri në stacionin hekurudhor të East Yorkshire. Autori i dyshuar është Mckenzie Dicicco, me policinë që ka vënë pas hekurave 22-vjeçarin i cili është një futbollist Thornaby FC në ligat e ulëta.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pas një sherri dhe sipas policisë portieri James Hitchcock (babai i një fëmije dhe pranë të 30-ave) kishte lëndime të rënda në kokë. Klubi i tij Barton është në zi dhe ka shtyrë të gjitha ndeshjet e ekipeve që disponon, ndërsa zyrtarët thanë se viktima ishte njeri shumë i mirë dhe i sjellshëm.

“Lajmi për vdekjen e James ka qenë i vështirë për t’u pranuar. Është i tmerrshëm. James ishte një anëtar i njohur i klubit. Ne jemi të gjithë të shkatërruar. Ne jemi një klub shumë i lidhur ngushtë me njëri-tjetrin”, tha presidenti Mark Gregory.

Autori Mckenzie Dicicco nga Belgravia Gardens, Middlesbrough u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës së Yorkut i akuzuar për vrasje dhe grindje. Ai u mbajt në paraburgim dhe do të dalë para Gjykatës së Kurorës së Leeds të premte (sot).

Share This Article