Tmerr në Austri, britaniku mbyll 6 fëmijë në një bodrum, arrestohet babai ‘monstër’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një baba britanik është arrestuar pasi gjashtë fëmijët e tij u shpëtuan nga një bodrum në një fshat të largët në Austri.

Teoricieni i konspiracionit dhe mohuesi i dyshuar i Holokaustit Tom Landon u kap nga policia pasi thuhet se sulmoi punonjësit socialë me spraj piper në fshatin austriak Obritz.

54-vjeçari deri vonë punonte në IT në Londër, raportoi The Times, duke cituar zyrtarë austriakë.

Zyrtarët qeveritarë u informuan nga fqinjët, të cilët pretenduan se kishin dëgjuar zërat e fëmijëve që vinin nga ndërtesa.

Menjëherë autoritetet u organizuan dhe pas kërkimeve zbuluan edhe bodrumin e tmerrit, ku gjashtë fëmijët kishin qëndruar të mbyllur prej disa kohësh.

Share This Article