Connect with us

Kosova

TMERR në Ferizaj/ Një person masakron me thikë 4 të rinj, transportohen në gjendje të rëndë në spital

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës, ku një person ka plagosur me thikë katër qytetarë kalimtarë të rastit.

Të  plagosur rëndë kanë mbetur dy 18-vjeçare dhe dy djem të moshave 29 dhe 32-vjeçare.

Ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi të rëndë, ndërsa thuhet se dy prej të plagosurve janë nisur drejt Prishtinës, pasi gjendja shëndetësore e tyre është kritike.

Një burrë i  moshës rreth 59-veçare, në rrugët “Enver Topalli”, “Halim Spahija” dhe “Ejup Statovci” në Ferizaj, në rrethana ende të pasqaruara ka therur me thikë katër persona kalimtarë të rastit, dy femra (të moshave nën 18 vjeçe) dhe dy meshkuj (të moshave madhore, rreth 29-32 vjeçare).

Advertisement

Të lënduarit për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, dy persona janë dërguar në QKUK – Prishtinë, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ekipe të shumta të policisë, përfshirë, edhe Njësinë e Reagimit të Shpejtë kanë nisur kërkimin e personit të dyshuar. Pas një pune intensive të kërkimit, rreth orës 16:40 kanë arritur që në rrugën ” Riza Matoshi” në afërsi të qendrës tregtare ” Plus Market” të arrestojnë të dyshuarin E.S ( M/K) i moshës rreth 59 vjeçar, i cili nën masa të sigurisë është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj. Hetuesit janë duke i ekzaminuar vendet e incidentit, ndërsa është gjetur edhe një mjet i mprehtë ( thikë) me të cilën dyshohet se është përdorur në rastet e sipër përmendura”, tha Veseli.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë

Published

on

By

Dy persona, një burrë dhe një grua, janë gjetur pa shenja jete në një vilë në Pejë, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga Policia dhe Prokuroria në këtë komunë.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendngjarje ka dalë prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq trupat e pajetë do të tërhiqen nga vendi i ngjarjes për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

Advertisement

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Mediat lokale në Kosovë kanë raportuar se viktimat ishin në të 20-tat. Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë ndarë me publikun detaje të tjera për këtë ngjarje.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

Tragjedi në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar si pasojë e zjarrit

Published

on

By

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në një shtëpi banimi pranë Shtëpisë së Kulturës në Prizren, ku si pasojë ka humbur jetën një fëmijë njëvjeçar.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe aktualisht po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më 30 dhjetor 2025, rreth orës 10:00, është raportuar një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të Prizrenit. Një fëmijë rreth 1 vjeç ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim në Emergjencë,” tha Bytyqi për Telegrafin.

Ai bëri të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht. Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

Advertisement

Bytyqi theksoi se shkaqet e zjarrit janë duke u hetuar nga organet kompetente dhe do të vërtetohen pas përfundimit të procedurave hetimore.

Advertisement
Continue Reading

Kosova

“Tageszeitung” e Berlinit: “Shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre”

Published

on

By

Nuk kanë kaluar as pak muaj që kur Albin Kurti vizitoi Sarajevën, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës.

Kryeministri i Kosovës mori duartrokitje të stuhishme nga politikanë e publicistë, nga antifashistë e punëtorë ndërtimi, nga gra e burra që ndodheshin rastësisht në atë ndërtesë. Kurti ka karizëm dhe është i besueshëm. Këtë e ndjenë njerëzit në sallë atëherë, dhe këtë e treguan edhe të dielën, kur Kosova e rizgjodhi Kurtin me 50 për qind të votave.

Gjithkush në atë sallë në Sarajevë e dinte se Albin Kurti, që kur ishte student në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ishte pjesë e rezistencës me mjete paqësore kundër pushtimit serb; se ai dergjej në burgjet serbe që nga viti 1998 dhe se më në fund, në vitin 2000, pas luftës së Kosovës, mundi të kthehej në atdheun e tij. Serbët, deri para pak kohësh, donin të pengonin çdo kontakt mes shoqërisë boshnjake dhe asaj kosovare. Të dyja shoqëritë pësuan më së shumti gjatë luftërave të Jugosllavisë (1991-2001) nga sulmet e forcave ushtarake serbe; miliona njerëz u dëbuan atëherë dhe dhjetëra mijëra u vranë. Ky fat i bashkon ata.

Njësoj i bashkon edhe vetëdija se shoqëritë e përcaktuara mbi baza etnike çojnë vetëm në konflikte të mëtejshme. Bosnja, para 30 vitesh, u nda në zona etnike me ndihmën e rusëve, SHBA-së dhe gjithashtu Evropës; këtë gjë Kurti dëshiron ta shmangë me çdo kusht në Kosovë. Ai angazhohet për një shoqëri multietnike, duke qëndruar kështu pas kushtetutës së vendosur nga OKB-ja. Të drejtat e pakicave janë të garantuara, siç e dëshmojnë enklava e Graçanicës dhe zona të tjera. Por Serbia kërkon të imponojë ndarjen etnike në Kosovë dhe kështu provokon vazhdimisht konflikte, të cilat pastaj i faturohen Kurtit.

Advertisement

Por njerëzit në Kosovë i besojnë atij dhe qeverisë së tij; Kurti nuk është një „nacionalist i majtë“. Nuk është për t’u habitur që shumë njerëz në mbarë Evropën Juglindore dëshirojnë personalitete si Kurti si politikanë në vendet e tyre. /REL

Continue Reading

Live ALBUK TV

UK25 minutes ago

Faqet e para të gazetave në UK

UK28 minutes ago

Vonesat e Eurostar hyjnë në ditën e dytë, pasi pasagjerët ngecën në bord gjatë natës.

Popular31 minutes ago

Brenda “Strofkës së Ujkut “, udhëtim në bunkerin sekret ku Hitleri drejtoi luftën dhe i mbijetoi atentatit

Popular34 minutes ago

Harta e ndërrimit të viteve, bota feston për 26 orë, nga Kiritimati në Samoa, ja kush hyn i pari në 2026

Sports37 minutes ago

Miura nuk dorëzohet, në moshën 58 vjeçare gjen një klub të ri në Japoni

Sports39 minutes ago

Broja jep asist, por Burnley mundet nga Newcastle

Albania42 minutes ago

Vendimi i qeverisë, zbardhet skema e re e kompensimit, nga 600 deri në 1800 lekë shtesë në muaj, ja kush përfiton

Albania46 minutes ago

Qeveria nderon legjendat, 13 figura të shquara të artit dhe sportit përfitojnë pension të posaçëm

Show - Biz49 minutes ago

Jennifer Lopez e lumtur dhe e lirë pas ndarjes nga Ben Affleck: Fokus tek puna dhe fëmijët

Show - Biz50 minutes ago

Dasmë për 80-vjetorin! Këngëtarja “Cher” do kurorëzohet përsëri, partneri i saj 40 vite më i ri: S’më intereson mosha…

Bota54 minutes ago

Raporti amerikan zbulon se sa armë bërthamore zotëron Kina dhe a mund të sulmojë SHBA-të!

Bota56 minutes ago

VIDEO/ Alarm pranë Stambollit, 2 anije cisternë përplasen mes tyre në Detin e Marmarasë!

Bota58 minutes ago

Kina rrit tensionet: Lëshon raketa drejt Tajvanit dhe rrethon ishullin me luftanije 

Albania1 hour ago

Adriatik Lapaj: Vitin e Ri do e hamë në shesh te Kryeministria 

Popular1 hour ago

Përse duhet të PUTHNI dikë mesnatën e Vitit të Ri?! Tradita që ju ndihmon

UK2 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania2 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania4 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Sports2 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK4 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania2 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania11 hours ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

Kosova1 day ago

Këta janë 10 kandidatët më të votuar në Vetëvendosjes

UK10 hours ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Bota1 day ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK22 hours ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Albania23 hours ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Albania2 days ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

rajoni24 hours ago

Fqinji me Shqipërinë sapo shkroi historinë

UK2 days ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Trending