ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak 7 hours ago
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra 7 hours ago
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington? 8 hours ago
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër 8 hours ago
Tajlanda nën ujë, pamje me dron nga përmbytjet 8 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tmerri i asaj dite është thuajse i paimagjinueshëm: Rrëfimi i nënës ukrainase që pa vrasjen e vajzës dhe bashkëshortit të saj

albnews by albnews
9 April, 2022
in Bota
0
Tmerri i asaj dite është thuajse i paimagjinueshëm: Rrëfimi i nënës ukrainase që pa vrasjen e vajzës dhe bashkëshortit të saj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Viktoria Kovalenko e kujton qartë atë moment.

“Ishte një shpërthim, ose disa të shtëna. Më shurdhuan. Xhami i pasmë u thye. Burri im bërtiti: ‘Dil nga vetura’”.

RelatedPosts

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Tmerri i asaj dite është pothuajse i paimagjinueshëm.

Nëntë ditë pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë, ndërsa luftimet filluan të intensifikoheshin, Viktoria dhe burri i saj Petro kishin vendosur më në fund të iknin nga Chernihiv, në veri të vendit.

Ata donin t’i mbanin fëmijët të sigurt.

Veronika 12-vjeçare ishte vajza e Viktorias nga martesa e saj e parë. Vajza tjetër e saj, Varvara, është vetëm një vjeçe.

Ata morën ato që u duheshin dhe u larguan me makinë nga shtëpia e tyre familjare.

Veronika 12-vjeçare u vra teksa tentoi t’i shpëtonte të shtënave

Teksa u larguan nga periferia e qytetit, duke u nisur nga jugu, pranë fshatit Yahidne, gurët ua kishin bllokuar rrugën.

Petro u ndal, doli nga vetura dhe filloi t’i largojë gurët nga rruga.

Disa sekonda më vonë, makina e tyre u qëllua me armë.

“Vajza ime e madhe Veronika filloi të qajë, sepse kokën më kishte prerë një copë xhami dhe më rridhte gjak”, thotë Viktoria.

Teksa flet, ajo tregon një pikë lart në mollëzën e saj të majtë, një shenjë të vogël.

 “Veronika filloi të bërtiste, duart i dridheshin, kështu që unë u përpoqa ta qetësoja. Ajo doli nga makina dhe unë shkova ta ndjek. Sapo dola, e pashë të rrëzohej. Kur pashë, ‘i kishte shkuar koka’”.

Vetura ishte goditur nga një predhë ruse dhe shpërtheu në flakë.

“Unë u përpoqa të qëndroja e qetë, mbaja vajzën time të vogël dhe më duhej ta çoja në një vend të sigurt”.

Ajo nuk e pa më Petron, por heshtja e tij i bënte me dije Viktorias se edhe burri i saj kishte vdekur.

Ajo iku nga makina që digjej. 24 orët e ardhshme ishin një përpjekje e dëshpëruar për të mbetur gjallë.

Viktoria dhe foshnja e saj, Varvara, gjetën strehë në një makinë të parkuar, por më pas të shtënat filluan përsëri.

Ajo vrapoi në një ndërtesë të vogël që ishte përdorur qartë nga ushtarët. E fshehur aty, ajo fiku telefonin për të kursyer baterinë – mendonte se si do ta mbante veten dhe vajzën e saj të sigurt.

Të nesërmen, ata u zbuluan nga patrulla e trupave ruse. Ato u dërguan në një shkollë në Yahidne dhe u mbajtën rob në një bodrum.

Nëna dhe foshnja kaluan 24 ditët e ardhshme atje, në kushte të tmerrshme.

Viktoria kishte parë njerëzit që vdisnin rreth saj, në pamundësi për të pasur qasje në kujdesin mjekësor që kishin nevojë.

BBC shkruan se ka vizituar bodrumin dhe ka folur me njerëzit e tjerë të mbajtur atje.

Të burgosurit përshkruajnë se si trupat e shtrirë kishin mbetur të pambledhur për orë të tëra, ndonjëherë me ditë, përcjell Telegrafi.

Kishte 40 njerëz në dhomë, thotë Viktoria, me pak hapësirë për të lëvizur ose për të ecur. Nuk kishte dritë, ndaj përdornin qirinj dhe çakmakë.

Ishte pluhur dhe nxehtë, dhe Viktoria thotë se njerëzit e kishin të vështirë edhe të merrnin frymë.

Në shumicën e rasteve njerëzit nuk lejoheshin të dilnin as për të përdorur një tualet. Në vend të tyre ata u thanë të përdorin kova.

“Mungesa e lëvizjes i bënte njerëzit të sëmurë, ata uleshin në karrige, flinin në karrige…”, kujton Viktoria.

Pikërisht në këto kushte Viktoria duhej të mendonte se si të tejkalonte humbjen brutale të burrit dhe vajzës së saj të madhe.

Lexo po ashtu:

Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Ish-deputetja ukrainase duke përdorur një sistem antitank – gazetari i Reuters sjell fotografi nga vija e frontit në rajonin e Kiev

Ajo tha se qëndroi aq e qetë dhe e vendosur sa mundi, duke e përqendruar të gjithë energjinë e saj në shpëtimin e jetës së fëmijës së saj të mbetur.

Por ajo u kërkoi robëruesve të saj rusë që të sillnin trupat e Petro dhe Veronikës në shkollë, që ajo t’i varroste.

Ajo dërgoi ish-bashkëshortin e saj, babain e Veronikës, te rrënojat e makinës, në mënyrë që ai të mund të bënte foto të mbetjeve. Ata (të vrarët) mezi njiheshin si njerëz.

Nga automjeti i djegur nuk mbeti pothuajse asgjë.

Makina e tyre u dogj dhe mbetën vetëm disa sende personale

Viktoria kujton ditën kur erdhën kufomat.

“Ishte data 12 mars, më morën në telefon dhe më thanë: ‘Shkojmë dhe do të shohësh ku do të varrosën’”.

I varrosën në pyll, në dy varre.

“Ne qëndruam dhe filluam t’i mbulonim me dhe, por filluan granatimet, kështu që ne ikëm para se të kishim përfunduar varrosjen e tyre. Ishte shumë e frikshme”.

Petro dhe Veronika u varrosën në pyll, varret e tyre të shënuara me kryqe

E pyetur, se çfarë do t’u thoshte njerëzve që ia bënë këtë familjes së saj, Viktoria thotë: “Nëse do të më jepej mundësia për të qëlluar Putinin, do ta bëja. Dora ime nuk do të dridhej”.

Tani Viktoria dhe Varvara janë në një siguri relative të Lviv, në perëndim të Ukrainës, përcjell Telegrafi. Dhe ajo ka filluar seancat me një psikolog.

 “Kur jam me njerëzit, kur bëj diçka dhe komunikoj, harroj atë që ka ndodhur. Por kur jam vetëm, jam e humbur”.

Ndërsa ajo flet, i rrjedhin lotët.

Ajo tregon një varëse çelësash. Ishte një dhuratë nga Veronika. Me të është e bashkangjitur një unazë e vogël ari, e skalitur me shkronja.

“Kjo ishte nga kisha, ajo e bleu edhe për mua. Ajo më ka shpëtuar. Ishte në xhepin tim. Gjatë gjithë kohës, ajo ishte aty duke më mbajtur të sigurt”.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

‘Jini të përgatitur të humbni fëmijë’/ Macron rikthen rekrutimin ushtarak

27 November, 2025
Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

Tërmet i fortë në orët e para të mëngjesit në Kretë, thellësia e lëkundjeve 33 kilometra

27 November, 2025
Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

Çfarë dihet deri tani rreth sulmit në Uashington?

27 November, 2025
Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

Kosova në zgjedhje të reja me të njëjtit kandidatë për kryeministër

27 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result