Tmerri i zjarrit në Los Anxhelos, Dua Lipa largohet nga zonat e rrezikshme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dua Lipa dhe disa yje të tjerë britanikë janë detyruar të largohen nga Los Anxhelos për shkak të zjarreve që po përhapeshin në Pacific Palisades dhe Hollywood Hills.

Këngëtarja 29-vjeçare, së bashku me James Bourne nga Busted, Mark Owen nga Take That dhe Liam ‘Gatsby’ Blackwell nga TOWIE, ishin të detyruar të evakuonin shtëpitë e tyre ndërsa zjarret po vazhdonin të përhapen në LA.

Numri i viktimave ka arritur në 10 dhe më shumë se 10,000 ndërtesa janë shkatërruar nga flakët. Disa tw famshëm si Paris Hilton, Denise Crosby dhe Milo Ventimiglia gjithashtu janë prekur nga katastrofa, duke humbur shtëpitë e tyre.

Dua Lipa shpërndau një postim në Instagram ku tregoi se ishte e sigurt dhe kishte arritur të largohej nga qyteti. Ajo shprehu shqetësim për ata që janë prekur nga zjarret.

Share This Article