Tnfermierja nga Londra tregon për gjendjen në spital dhe personat që po vdesin nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një infermiere e Sigurisë Kombëtare të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe ka rrëfyer gjatë të martës në lidhje me ngarkimin e 40 trupave të vdekur nga koronavirusi në frigorifer, pasi morgjet janë përplot me viktima.

Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar West Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vdekur, sa që nuk po arrijnë të pranojnë të vdekur të tjerë, raporton Daily Mail.

Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësor për lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.

Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndalojnë grumbullimet e vizitat tek të afërmit.

“Kështu, bashkë me dy kirurgë podiatik, një profesor podiatri, dy audiologë transportuam 40 trupa nga morgu tek frigoriferi”, rrëfeu tutje punonjësja shëndetësore.

Ajo tutje shtoi se të gjithë të vdekurit ishin akoma infektivë, kështu që ata kishin nevojë për të veshur pajisje të plota mbrojtëse personale (PPE) për orë të tëra

Share This Article