Tom Brady dhe Irina Shayk kalojnë 48 orë romantike në një hotel luksoz në Londër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tom Brady dhe Irina Shayk shijuan një takim romantik 48-orësh në Londër gjatë fundjavës, ku dyshja u pa duke u larguar veçmas nga i njëjti hotel.

Ylli i NFL dhe supermodelja 37-vjeçare, romanca e së cilës doli në dritë muajin e kaluar pasi Shayk kaloi një natë në shtëpinë e tij, e kaluan të dielën dhe të hënën së bashku në hotelin me pesë yje The Twenty Two në zonën Mayfair të Londra.

Brady u pa të dilte nga hoteli luksoz përmes një hyrje anësore në orën 7:20 të mëngjesit të së martës. Ndërsa, Shaik u largua nga një hyrje anësore e veçantë pesë minuta më pas.

Brady kishte mbërritur në hotel në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi kishte udhëtuar nga Birmingham në Londër të shtunën mbrëma.

Romanca e tyre doli për herë të parë në fund të muajit të kaluar kur fotografët i kapën duke u përqafuar në makinën e tij pasi kaluan natën së bashku.

Share This Article