Tom Cruise i cili gjendet në Angli duke xhiruar filmin e fundit “Mission: Impossible”, ka zbritur me helikopter në kopshtin e një familjeje në Warwickshire.
Alison Webb-it, i ishte thënë vetëm se një VIP i paidentifikuar duhej të zbriste me urgjencë në kopshtin e saj me helikopter, pasi aeroporti aty pranë ishte mbyllur.
Por ajo nuk e priste që në kopshtin e saj do të zbarkonte ylli hollivudian,Tom Cruise, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Pas aderimit të Cruise në kopshtin e kësaj familjeje, pos fotografimit me ta, u ofroi atyre edhe një udhëtim falas me helikopterin e tij.
Vajza nëntëvjeçare e Webb ka thënë se nuk e dinte fare se kush ishte Cruise, por “e dinte që ai ishte padyshim një person i famshëm”.