ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen 5 hours ago
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri 5 hours ago
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut 5 hours ago
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje 5 hours ago
Festivali i Venecies – Triumfon regjisori amerikan Jim Jarmusch, rrëmben Luanin e Artë me filmin kushtuar familjes 5 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Tom Cruise konsiderohet “hyjni” mes besimtarëve të kultit fetar, thotë dezertorja

albnews by albnews
28 December, 2022
in Bota, Kulture
0
Tom Cruise konsiderohet “hyjni” mes besimtarëve të kultit fetar, thotë dezertorja
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një dezertuese e grupit fetar amerikan ‘Scientology’ ka thënë se anëtari i famshëm i grupit, aktori Tom Cruise konsiderohet si “zot” ose “hyjni” mes praktikuesve të fesë.

Bree Mood, e larguar tashmë nga kisha e ‘Scientology’ (Shkencologjisë) thotë se kisha e mbrojtur nga aktori i njohur amerikan Tom Cruise dërgon me autobusë në kinema anëtarët e saj sa herë shfaqen filmat e Cruise, madje edhe për t’i shikuar ato për herë të dytë ose të tretë.

RelatedPosts

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA i thotë Kilmar Ábrego Garcías se ai përballet me dëbimin në Eswatini

“Tom Cruise ishte një zot për ata të rangut te ulët … sa herë që dilte një film i Tom Cruise ata blenin të gjitha biletat. Mund të ishin 500, 1,000, ose deri në 2,500 vetë,” thotë Mood për rrjetin britanik Daily Mail.Pas largimit të saj nga grupi në dukje fetar, Mood përshkruan abuzimin seksual që pësoi aty duke thënë se u detyrua të kryente dy aborte dhe u dënua me “punë të rëndë” pasi kishte shkelur rregullat e “kishës së saj”.

Megjithse besimi ka mjaft popullaritet mes punonjësve të Hollywood, “Kisha e Shkencologjisë” ka qenë shpesh e përfshirë nga skandale dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Prej kohësh ato që ndodhnin aty ishin të paditura për publikun, por vitet e fundit shumë njoftues kanë dhënë alarmin për praktikat e abuzimit të përdorura nga drejtuesit “fetarë”.

Në shumicën e rasteve dezertuesit kryesore ishin të afërm të liderit të kultit, David Miscavige. Babai i David dhe mbesa e tij kanë folur publikisht kundër organizatës dhe kanë shkruar libra për atë që ndodh prapa skene me të ashtuquajturën ‘Church of Scientology’ (Kisha e Shkencologjisë).

E larguara e profilit më të lartë prej saj është aktorja Leah Remini, e cila ka qenë pjesë e kultit që kur ishte fëmijë, por u largua dhe ekspozoi krimet e tyre në një libër dhe serial televiziv.

Remini, ashtu si Bree Mood thotë se anëtarët e kishës e konsiderojnë aktorin Tom Cruise si një hyjni.

“Ai është i dyti pas liderit David Miscavige — si të thuash ‘shpëtuesi i botës së lirë’,” thotë Remini.

Aktorja thotë se Tom Cruise i njeh mirë abuzimet që ndodhin në kishë, por vazhdimisht përpiqet t’i mbulojë ato në publik.

“Sa i përket Tom … ai i di të gjitha abuzimet që ndodhin në kishën ‘Scientology’. Ai është pjesë e tyre, është mik i ngushtë me David Miscavige, dhe nuk përfshihet nga dënimet që jep shpesh Miscavige. Një zyrtar i lartë i kishës tonë më tregoi se David Miscavige kërcënonte vazhdimisht stafin duke thënë se ‘do të sillte aty Tom Cruise, që t’ua tregonte qejfin’,” tha Remini në një intervistë me të përditshmen amerikane The Daily Beast.

“Ata janë si dy pika uji. Janë të fiksuar me veten, për ta nuk duhet të thuash asgjë përveç lavdeve më të larta, dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të dukesh më i zoti se ata, sepse ndryshe e pëson keq”, thotë De Vocht.

Një tjetër e larguar nga kulti fetar, Valerie Haney, e cila ka qenë anëtare e degës së tyre për 22 vjet, thotë se kisha “merrte në audicion” të dashurat e Cruise. Haney thotë se dhe martesa e Cruise me Katie Holmes me anë të një prej këtyre audicioneve.

Ne video eshte intervista e Jenna Miscavige dhe Ron Miscavige, babai i liderit te kultit, David Miscavige.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

Trump: Nëse avionët luftarakë venezuelianë rrezikojnë anijet amerikane, do të rrëzohen

6 September, 2025
26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

26-vjetori i Policisë së Kosovës, Osmani: Të anëtarësohet në INTERPOL. Kurti: Nuk i la shans krimit në veri

6 September, 2025
Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

Eliminatoret Botërori 2026/ Nagelsmann s’i trembet shkarkimit, Gjermania kërkon kthesën përballë Irlandës së Veriut

6 September, 2025
SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

SHBA bastis fabrikën e Hyundait për emigrantë të paligjshëm. Alarmohet Koreja e Jugut: Do ketë përgjigje

6 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result