Tom Cruise sërish i dashuruar, kush është gruaja ruse që i ka vjedhur zemrën?

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanë kaluar njëmbëdhjetë vjet që kur Tom Cruise është shfaqur në publik me një grua pas divorcit nga Katie Holmes.

Këtë herë një artikull i Daily Mail dëshiron që ylli i Hollivudit të jetë në lidhje me 36-vjeçaren Elsina Kairova, vajza e një parlamentari të shquar rus dhe ish-gruaja e një oligarku tregtar diamantesh.

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: “Ata ishin të pandarë dhe ishte e qartë se ata ishin çift.” Cruise dhe Kairova u shfaqën së bashku në festën në sheshin Grosvenor rreth orës 21:00 të shtunën e kaluar, për habinë dhe emocionin e të ftuarve. Mësohet se ata janë larguar së bashku nga ngjarja në orët e para të mëngjesit.

“Tom Cruise ishte shumë miqësor. Ata vazhduan t’i kërkonin fotografi dhe ai refuzoi me mirësjellje. Më në fund, DJ-ja duhej të bënte një njoftim në rusisht se Tom Cruise nuk donte foto. Ai e kaloi pjesën më të madhe të natës duke kërcyer me Elsinën dhe në një moment e gjeti veten në mes të një grupi femrash’ tha burimi për MailOnline.

Kush është Elsina Kairova

Elsina Kairova është një ish-modele, është shtetase britanike dhe ishte e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Ata ndanë një rezidencë prej 22 milionë funtesh në pasurinë e Wentworth në Surrey, si dhe shtëpi në Londër me vlerë 18 milionë paundë. Çifti zotëronte gjithashtu prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro, së bashku me veturën e tyre shumë milionëshe, stoli dhe koleksione arti.

Share This Article