Aktori Tom Hanks ka bërë të ditur se ai dhe gruaja e tij, Rita Wilson, janë infektuar me koronavirusin e ri në Australi.
Hanks, fitues i çmimit Oscar dhe gruaja e tij, të dy 63-vjecarë, kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi janë përballur me simptome të virusit, ka thënë aktori në rrjetin social, Instagram.
Ai po ashtu ka njoftuar se të dy do të kalojnë disa kohë në izolim.
Ăifti amerikan ka qenĂ« nĂ« qytetin Gold Coast nĂ« Australi, pasi Hanks ka qenĂ« duke punuar nĂ« njĂ« film pĂ«r jetĂ«n e Elvis Presleyt.
âNe jemi pak tĂ« lodhur, kemi duar tĂ« ftohta dhe disa dhimbje nĂ« trup. Rita ka ethe qĂ« vijnĂ« e shkojnĂ«. TemperaturĂ« po ashtu. PĂ«r tĂ« luajtur si duhet, si i duhet botĂ«s tani, ne jemi testuar pĂ«r koronavirus dhe kemi dalĂ« pozitivĂ«â, ka thĂ«nĂ« ai nĂ« rrjetin social, Instagram.
Në gjithë botën është raportuar se 126,258 persona janë infektuar me koronavirusin e ri.
Po ashtu është thënë se, 4,638 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, ndërkohë që 68,284 janë shëruar.




