Tomini: Nuk ka rast të koronavirusit të ri deri tani në vend

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, e ftuar në “News 24” deklaroi se Shqipëria ka mbyllur fluturimet drejt Britanisë së Madhe.

Tomini thekson se institucionet shëndetësore monitrojnë përditë situatën e Covid-19. Ajo shton se për fat të mirë, ende në Shqipëri nuk ka rast të koronavirusit të ri.

“Mbyllja e fluturimeve drejt Britanisë, është pa afat. ka një rritje të lehtë të incidencës javore. Monitorimi i situatës nga Covid-19 është i përditshëm.Ne kemi ndaluar fluturimet drejt Britanisë së Madhe, por që kjo nuk e përjashton mundësinë që të kemi ndonjë rast të koronavirusit të ri.

Mirëpo, nuk ka ende rast të koronavirusit të ri në Shqipëri.  Ne shqyrtojmë situatën me një kujdes të jashtëzakonshëm”, tha ndër të tjera Tomini.

Share This Article