Tomovski: Gjatë periudhës së verës të gjitha automjetet zyrtare do të kenë targa me ngjyra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i SOZR-së, Ivica Tomovski deklaroi se “në kuadër të Qeverisë është formuar një grup pune i cili ka punuar në përgatitjen e një rregulloreje për targa speciale, targa me ngjyra”.

“Në kuadër të Qeverisë formuam një grup pune i cili punoi në përgatitjen e një rregulloreje për targa speciale, targa me ngjyra.

E kemi përgatitur atë rregullore, e kemi dërguar për kontroll në Sekretariatin për Legjislacion, është nënshkruar nga ministri i Punëve të Brendshme dhe e kemi miratuar në mbledhjen qeveritare – ajo është praktikisht në fuqi.

Ajo që duhej të bëhej është që Ministria e Punëve të Brendshme të shpallë një tender për furnizimin me ngjyrat përkatëse, pasi nuk i kanë,” thotë Tomovski për “Click Plus”.

Share This Article