Toni Kroos po shkon në sezonin e tij të dhjetë me Real Madridin. I dhjeti dhe ndoshta i fundit i tij, pasi gjermani ka lënë të kuptohet vazhdimisht për planet e tij të pensionimit.
Sezonin e kaluar, mesfushori veteran më në fund mori në dorë Kupën e Mbretit – i vetmi trofe që nuk mundi ta siguronte më herët në karrierën e tij.
Tani, duke folur me gazetën spanjolle AS, Kroos zbuloi se dëshiron që në edicionin 2023/24 ta fitojë La Ligën.
“Unë me të vërtetë dua të fitoj La Ligën këtë sezon”, ka deklaruar mesfushori gjerman.
Ndoshta humbja e ligës siç bëri Los Blancos këtë vit është arsyeja pse Toni dëshiron ta rikthejë atë në Santiago Bernabeu.
Ose ndoshta është gjermani në të që dëshiron të rrisë numrin e titujve të Ligës së Kampionëve (4) dhe La Liga (3) të fituar me madrilenët.