Tony Blair: Nuk më pëlqente të isha kryeministër

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kryeministri britanik, Toni Blair ka zbuluar se ai nuk e ka shijuar kohën e tij kur ishte në detyrë.

Blair, i cili shërbeu tre mandate parlamentare nga 1997 në 2007, e konsideroi përgjegjësinë “aq të madhe” sa e bëri atë të ndihej i pakënaqur.

Ai dha komentet si pjesë e një programi të ri të BBC duke përshkruar se si roli i kryeministrit ka ndryshuar gjatë 300 viteve të fundit.

“Çdo ditë ju merrni vendime dhe çdo ditë ju i nënshtroheni një vëzhgimi si nga familja juaj”, tha Blair.

“Paradoksi është se ju filloni me shumë popullaritet dhe përfundoni me më pak”, shtoi ai.

Blair ishte jashtëzakonisht popullor kur u zgjodh për herë të parë në detyrë në 1997.

Por, pas vendimit të tij për të dërguar trupat britanike në luftërat në Afganistan dhe Irak, ai humbi besimin e publikut dhe më vonë dha dorëheqjen, duke i lënë vendin Gordon Brown.

Share This Article