ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës 2 hours ago
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files 2 hours ago
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme. 2 hours ago
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite 2 hours ago
Pse hekurudhat shpesh duket se janë në kaos të tillë gjatë Krishtlindjeve 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Top Channel nuk i ndahet Ramës: Energjia po vret biznesin

albnews by albnews
31 October, 2022
in Albania
0
Top Channel nuk i ndahet Ramës: Energjia po vret biznesin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Që Top Channel ka ndryshuar qasje ndaj qeverisë këto ditë, nuk është më një gjë e re. Lapsi.al trajtoi në këtë shkrim një përplasje të ditëve të fundit mes Top Channel dhe Edi Ramës, ku televizoni e akuzon qeverinë Rama për shpopullim dhe krijimin e një autokracie, ndërsa kryeministri socialist i kthehet duke i akuzuar si televizion gjobaxhi.

Përplasja mes televizionit më të madh kombëtar dhe kryeministrit duket se vazhdon edhe sot. Edhe pse me një ton më të butë dhe jo direkt kritik, në një kronikë të transmetuar në edicionin e drekës, Top Channel analizoi efektet e rritjes së çmimit të energjisë për bizneset. Rritje që pavarësisht nuk ka kaluar drejtpërdrejt tek familjet, sipas Top-it, ndikon indirekt tek ta nëpërmjet konsumit që ato kryejnë.

RelatedPosts

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Me zë dhe figurë, SPAK i kap Agasit një pajisje përgjimi në zyrë. Emrat e të përgjuarve!

Pse duhet të protestojnë shqiptarët më 22 dhjetor ?

Që nga 1 janari i këtij viti bizneset kanë paguar fatura të kripura të energjisë elektrike.

Për biznesin e mesëm çmimi i energjisë elektrike u rrit me 70%, ndërsa bizneset e mëdha çmimi i energjisë kushton edhe më tepër dukë u rritur në 450% ose 4.8 më shumë.

Ky vendim i qeverisë, rriti kostot e prodhimit dhe uli të ardhurat.

“Për sipërmarrjen e mesme të cilët nuk dolën në tregun e lirë të parregulluar që ishin plus 7400 biznese energjia elektrike u rrit me 70% shkoi në 18,5 plus TVSH lekë. Për sipërmarrjet që kanë dalë në tregun e lirë ju e bëni vetë aritmetikën nga 11-13 lekë për kilovat ka shkuar në 54 lekë që do të thotë se është shumëfishuar në mënyrë të frikshme”, tha Arben Shkodra.

Qeveria nuk rrit çmimin e energjisë elektrike për familjarët që konsumojnë nën 800 kilovat, por nga ana tjetër shqiptarët po blejnë më shtrenjtë lëndët e ndërtimit dhe produktet ushqimore, sepse për këto biznese enegjia është shumë herë me e kushtueshme se sa atom und të përballojnë.

“Duke numri i vogël 90 biznese por volumi i tyre në ekonomi është i madh. Që do të thotë se po flasim për sipërmarrje që në një farë forme tërheqin ekonominë. Janë sipërmarrje të fabrikave të çimentos, të fabrikave të tullave, të ujit, fabrika të cilat punojnë me material ndërtimore, fabrika të cilat bëjnë përpunime ushqimore. Dhe këto janë biznese që padyshim e transferojnë të tërë biznesin e tyre të klientëve ose të konsumit transferojnë vlera të ngritura”, u shpreh ai.

Pyetje: Kur thonë që 90 biznese paguajnë një çmim të kripur të energjisë, çfarë lloje biznesesh janë, dhe një futurë e rënduar e vendos në rrezik financiar biznesin ? A ka biznese që janë mbyllur për shkak të çmimit të rritur të energjisë elektrike?

“Po kemi informacion që nga këto 2-3 ndërmarrje e kanë pezulluar aktivitetin. të tjerat janë akoma në pritje besoj se edhe ato do të fillojnë të pezullojnë aktivitetin deri sa çmimi energjisë elektrike të stabilizohet?”.

Çmimi i rritur i energjisë elektrikë do të ulë prodhimin vendas, dhe do të rrisë lëndët e importit, që për konsumatorin do të kushtojnë disa herë më tepër.

“Nëse ne nuk prodhojmë më çimento padyshim që do të vijë çimento me inflacionin e atij shteti nga e ka origjinën. Nëse ne nuk prodhojmë më ujë do të vijë uji me inflacionin e atij shteti nga ka origjinën?”.

Pyetje: A keni ju një propozim se si mund të parandalohet një gjë e tillë, ose se si mund të funksionojë përballë krizës energjitke ose se si mund ta shpëtojmë biznesin dhe të mos rëndojmë konsumatorin?

“Duhet të kursejmë nga disa shpenzime të tepërta publike”, tha ai.

©LAPSI.AL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

Plagoset me thikë 45-vjeçari në Durrës

22 December, 2025
Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

Zbulohet: ‘Droga seksuale e fshehur në banjo’ në festën ku u bë fotografia e Andrew nga Epstein Files

22 December, 2025
Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

Në Myanmarin e kontrolluar nga rebelët, civilët përballen me sulme ajrore shkatërruese dhe zgjedhje të rreme.

22 December, 2025
Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

Grupet e të drejtave të njeriut dënojnë numrin rekord të ri të ekzekutimeve në Arabinë Saudite

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result