Topalli: Arsyeja pse qeveria qëndron në këmbë, vjen prej paaftësisë së opozitës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës, duke thënë se për shkak të paaftësisë së saj qeveria e të majtëve po qëndron ende në këmbë.

E ftuar në emisionin Real Story, Topalli u shpreh se opozita nuk është e besueshme para popullit shqiptat.

Topalli: Besoj se kriza vjen për shkak të delegjitimimit të forcave politike. Është fenomen që ka ndodhur në Itali, Greqi. Ka ndodhur dhe në Francë.

Përsa kohë që nuk ka patur asnjë përpjekje për të reformuar forcat politike, ato kanë ardhur duke u tkurrur, duke u mbyllur, duke vrarë debatin, votën, zgjedhjet.

Është kjo shkaku pse qeveria qëndron në këmbë, sepse përballë saj ka një opozitë që nuk është e besueshme. Jo vetëm kjo, por është treguar e paaftë, po e them butë e paaftë, për të mos thnë më shumë… për të kryer misionin e saj, që është një opozitë morale që bën kontrollin e qeverisë.

-E keni fjalën për daljen nga parlamenti?

Topalli: Edhe kur ishte brenda parlamentit, nuk arriti kurrë në nivelin për t’u ballafaquar e për ta frenuar qeverinë.

-Ju kujtoj ligjin për dekriminalizimin, nuk mund të quhet se nuk është sukses

Topalli: I vetmi sukses i këtyre 8 viteve dhe ky është sukses i grupit parlamentar të 2013-2017, i deputetëve që kanë qenë në atë periudhë dhe jo i liderit të opozitës.

Share This Article