Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli akuzon kryetarin e PD-së Lulzim Basha si pseudodemokrat që ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit.
“Nuk mund të bëhem palë me një pseudodemokrat si Lulzim Basha që ka tradhtuar kauzën e opozitarizmit, ka lenë vendin pa opozitë ka lënë në mëshirën e fatit miliona shqiptarë”, tha Topalli gjatë një interviste televizive.
Tapolli akuzon politikën se është bashkë, kundër interesave shqiptarë dhe duhet të nisë një betejë e re politike.
“Janë tre ortakë që kanë lënë jetën e shqiptarëve të pa shpresë. Shqiptarët duhet të fillojnë një betejë. Pa këtë betejë, as shpresa nuk vjen mbështetje, as situata nuk ndryshohet. Është rasti për ta menduar seriozisht dhe është mundësia për të filluar një lëvizje për ndryshim sepse unë kam bindjen e thellë se rotacioni nuk është ndryshimi që kërkojnë shqiptarët”, tha ajo.
Dukë folur për ndryshimin në PD, Topalli shton se “ do kisha dashur shumë që ndryshimi të ndodhte në brenda PD-së për të sjellë një reformë. Kriza thelbësore qëndron brenda forcave politike, por pikërisht sepse filloi një debat në 2017 më Partinë Demokratike për ta bërë më të shëndetshme këtë parti, por u largua e gjithë historia e PD-së”.
Në lidhje me kthimin e saj në PD, Topalli tha se “besoj se kam treguar se karriera nuk është shqetësimi im. Edhe në 2017 edhe sot kam refuzuar të famshmin formularë sepse besimi nuk ndërtohet me formularë, por besimi ndërtohet mbi të vërtetën, të vërteta që kanë munguar gjatë kësaj periudhe dhe janë tradhtuar gjatë gjithë kësaj kohë. Unë nuk do të hesht të them të vërtetën që unë besoj. E vërteta ka qenë liria ime dhe unë nuk kam ndërmend të heq dorë nga liria ime”./ATSH/