Topalli: Dikur PS përfaqësohej nga Nano e Dritëro Agolli, sot ka përfunduar me Zegjinenë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputetja e Partisë Demokratike, ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli foli me tone kritike për Partinë Socialiste.

Më nostalgji ajo u shpreh se kur ka hyrë për herë të parë në Parlament, kjo forcë politike përfaqësohej me figura intelektuale, si Dritëro Agolli, Fatos Nano, Servet Pëllumbi e Namik Dokle ndersa sot përfaqësohet me disa deputetë, si Zegjine Caushi.

“Kur kam hyrë për herë të parë në Parlament, PS është përfaqësuar nga Fatos Nano, Dritëro Agolli, Servet Pëllumbi, Namik Dokle etj. Që të përfundojë PS në parafolësit nuk e kisha imagjinuar kurrë.

Keqpërdorimi që i bëni deputetëve për të firmosur ndryshime në ligje që keni futur në rend dite është gjëja më e rëndë që mund te realizohet nga një kryeministër”, tha Topalli.

Share This Article