Ish-kryetarja e Kuvendit, ish-figurë kryesore e Partisë Demokratike, e cila tashmë i është bashkuar nismës “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli u shpreh sot se “një drejtim i ri i pakorruptuar e mund Ramën”.
Ajo iu drejtua demokratëve duke u shprehur se “për ata pak që kane ngelur e besojnë tek humbësit, latinët thonin “Bis peccare in bello non licet” (në luftë nuk falet me humb dy herë)”.
“Një drejtim i ri i pa korruptuar e mund Ramën”, shprehet ajo.
Ditë më parë Topalli iu bashkua nismësi “Lëvizja për ndryshim”, si forcë e re politike që do të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.