ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada  13 minutes ago
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës? 15 minutes ago
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar  17 minutes ago
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte… 18 minutes ago
Erdogani quan “budallëk” progresraportin e BE-së për Turqinë: Nuk kemi synime për territore 20 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Topalli: PD nuk ka më asnjë pushtet

albnews by albnews
1 July, 2019
in Albania
0
Jozefina Topalli: Një demokrat nuk djeg as mandate as shkolla
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli deklaroi sot se “pas rreth 3 dekadash, PD nuk ka më asnjë pushtet, PD praktikisht nuk është më dhe kjo është vrasja më mizore, që kreu i saj mund t’i bënte demokratëve”.

“Partia Demokratike nuk është më as në Parlament dhe nuk ka më asnjë bashki. Me urdhrin për djegien e mandateve Lulzim Basha e nxori atë me dhunë, jashtë parlamentit duke tradhëtuar e fyer, mbi 400 mijë demokratë, që votuan siglën e kësaj force politike. Me këtë, që është akti më i papërgjegjshëm i historisë së demokracisë, ai praktikisht i ftoi shqiptarët në luftë vëllavrasëse”, tha Topalli.

Ajo tha se “pas kësaj, Basha premtoi se do krijonte qeverinë teknike dhe do rrëzonte Edi Ramën”. “Sot, me moshyrjen në zgjedhje, jo vetëm që nuk arriti asnjërën, por i dhuroi Ramës të gjitha bashkitë, të gjitha pushtetet. Nga sot çdo gjë ka ndryshuar. PD është jashtë çdo pushteti politik dhe lokal, ndërkohe që Edi Rama ka marrë çdo gjë. Demokratët e fundit të punësuar në bashkitë e djathta do jenë në mëshirën e Edi Ramës”, tha ajo.

RelatedPosts

“Meraku im është…”/ Zyrtarët e lartë para drejtësisë, Dumani: Të gjitha dosjet e ndjekura nga SPAK janë të një rëndësie të lartë 

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Veliajn/ Dumani: Nuk ndikon në hetimet tona 

Daily Mail: Shqipëria po ia kalon Spanjës si destinacion pushimesh për britanikët

Sipas Topallit, “ky është dëmi më kriminal ndaj vendit, që Lulzim Basha kreu për karrigen e hallet e tij”. “Dhe nuk mbaron këtu. Ai tradhtoi shpirtin perëndimor të forcës politike, që lindi për të hapur dhe për të integruar vendin në Europë e NATO. Nuk po ndalem këtu të komentoj për deklaratën e tij të para pak minutash, kur këndonte fitore, mbi kufomën e një force politike që, një kohë i dha jetë e ëndërr një kombi për 3 dekada, e që qëndroi në këmbë mbi sakrificën e jetën e idealistëve të paepur në dekadat e shkuara. Nga sot, asgjë nuk është më si më parë”, tha Topalli.

“Pasi ka marrë faturën e dhunës, pasi humbi mbështetjen e gjithë botës, pasi kreu vetëvrasjen më kriminale që mund të imagjinohej… dhe desh ta çonte vendin në përplasje..; Pasi humbi “revolucionin”, dhe dështoi të arrinte qeverinë teknike, pasi dështoi të reëzonte Ramën dhe pasi la PD pa asnjë pushtet politik…Ti Lul kësaj rradhe nuk mund të këndosh më mbi trupin që jep shpirt të Partisë sonë. Ti ishe eksperimenti më i pamerituar për demokratët dhe për vendin”, tha Topalli.

Partia Demokratike ka kaluar edhe një herë tjetër një moment tragjik, tha Topalli, duke shtuar se “dhe demokratët e vërtetë, përmes përpjekjeve herkuliane ia dolën ta ngrenë nga hiri dhe ta sjellin në pushtet”.

“Edhe sot Lul, njerëz të ndershëm, të rinj e të reja, idealistë e intelektualë, patriotë, të pakorruptuar e të pashitur do ta shpëtojnë nga pengmarrja e tradhëtia, do ta ngrenë sërish në piedestalin që i takon, për t’i dal zot vendit, interesit publik e njerëzve që i le pa shpresë e pa perspektivë. Njerëzit e lirë, nuk do lejojnë më, që as ti dhe as 3-4 shokët tuaj në pushtet dhe “opozitë” të mbajnë në dëshpërimin e dhimbjes e të pamundësisë, një popull që boll ka vuajtur në shekuj, e sot. Është koha për të ringritur Partinë Demokratike nga e para. Është koha për të larguar këtë klasë politike. Demokratët, shqiptarët do ia dalin”, tha ajo./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

Gjendet e pajetë një studente nga Kosova në Tetovë, reagon ambasada 

6 November, 2025
A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

A mundet Moska që ta ndihmojë Maduron e Venezuelës?

6 November, 2025
Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

Zjarr në shtëpinë e të moshuarve në Bosnje, 11 të vdekur dhe mbi 30 të lënduar 

6 November, 2025
Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

Përplasi trumën e njerëzve me makinë në Francë, mes të plagosurve zyrtare e partisë së Le Pen, autori dyshohet se ishte…

6 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result