Topi i “Dorës së Zotit” shitet në ankand për shifrën rekord

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Topi me të cilin Diego Armando Maradon shënoi golin e tij të famshëm “Dora e Zotit” në Kupën e Botës të vitit 1986, u shit në ankand për gati 2.4 milionë euro.

Topin Adidas e kishte në pronësi prej 36 vitesh, Ali Bin Nasser, ish-zyrtari tunizian që arbitroi ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Anglisë në Meksikë.

Bin Nasser tha përpara ankandit se ai mendonte se ishte koha e duhur për të ndarë artikullin me botën dhe shprehu shpresën se blerësi do ta vendoste atë në muze publik.

Goli i Maradonës që i dha Argjentinës epërsinë 1-0 në atë ndeshje kundër Anglisë, por që duhej të anulohej, është bërë pjesë e legjendës së futbollit. Maradona më vonë bëri shaka duke thënë se kishte shënuar “pak me kokë dhe pak me dorën e Zotit”, duke bërë që sot e kësaj dite të njihet me këtë emër.

Fanella e veshur nga Maradona kundër Anglisë u shit në maj për 9.3 milionë euro.

Share This Article