ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në 5 hours ago
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike 5 hours ago
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti 5 hours ago
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës 5 hours ago
Ngre siparin edicioni i 28-të i Panairit të Librit në Tiranë 5 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Torturonin dhe mbyllnin në bodrum fëmijët, dënohet me 16 vite burg shqiptari dhe me 10 vite nëna

albnews by albnews
12 January, 2023
in Kosova
0
Publikohen pamjet e rënda të sulmit me thikë në Paris
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një çift nga kantoni i Cyrihut ka torturuar për vite me radhë dy nga shtatë fëmijët e tyre. Ndër të tjera, babai kosovar dhe nëna zvicerane i kanë mbyllur ata në dhomën e fëmijëve dhe në bodrumin e ftohtë.

RelatedPosts

Kosova pret anëtarësimin në SEPA për të kursyer miliona euro

Diplomati Hill në Hagë: Marrëveshja e Rambujesë u bë t’i thonim Millosheviçit që e kishte gabim për shqiptarët

KQZ: Verifikimi i votave në Mitrovicë drejt përfundimit, vazhdon rinumërimi i 41 vendvotime në Drenas

Sipas vendimit më të ri, nëna duhet të mbahet në burg për 10.5 vjet ndërsa gjykata e Qarkut e kishte dënuar me 12 vjet burg. Dënimi me burg i babait është ende 16.5 vjet, pra i njëjtë me atë të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut, bëhet e ditur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.

Kryetari i trupit gjykues Sebastian Aeppli ka folur për një “regjim terrorist”.

Nga ana tjetër, çifti kishte apeluar vendimin e dhënë nga gjykata e qarkut. Prandaj, seanca e apelit para Gjykatës së Lartë të Cyrihut u zhvillua nëntorin e kaluar. Në seancë prokurori kishte kërkuar burgim shumë të lartë prej 19.5 për burrin dhe 15 vitesh për gruan.

Për vite me radhë, sipas aktakuzës, fëmijët ushqeheshin shumë dobët kështu që ata ishin nënpeshë. Atyre u duhej të vidhnin ushqim nga fëmijët e tjerë në shkollë ose të hulumtonin tinëzisht për ushqim në shtëpi, përcjell albinfo.ch. Në moshën nën nëntë vjeçare, djali peshonte vetëm 18.5 kilogramë, vajza një vjet më e vjetër më pak se 22 kilogramë.

Prindërit nuk i kushtonin vëmendje as higjenës personale dhe as shëndetit të fëmijëve. Fëmijët kishin këpucë shumë të vogla, kështu që u shkaktoheshin kallo në këmbë. Atyre gjithashtu nuk u lejohej të merrnin pjesë në eksursione shkollore dhe kampe klase, si dhe u ndalohej të kontaktonin shokët e klasës. Shkurt, ata ishin thuajse të izoluar nga bota e jashtme.

Sipas aktakuzës, nëna u ka kërkuar fëmijëve të hanë të vjellat e tyre. Ajo kishte shtyrë kokën e vajzës drejt të vjellave të saj, transmeton albinfo.ch. Djalin madje e kishte detyruar të hante jashtëqitjen e tij. Në një rast, fëmijët ishin detyruar të vinin pelenat e tyre të lagura me urinë në kokë dhe të qëndronin ashtu të heshtur, nga mëngjesi deri natën, përcjell albinfo.ch. Babai i kishte shtyrë njëherë vajzës kokën në tualet dhe e kishte lëshuar ujin.

Shuplakat dhe goditjet me shkop bambusi ishin të rregullta. Aq sa edhe mësuesit në shkollë kishin vënë re njolla, shenja goditjesh te fëmijët. Sipas aktakuzës, babai ka goditur fëmijët dhe i ka tërhequr për flokësh pothuajse çdo ditë.

Vuajtjet kanë përfunduar kur djali dhe vajza u vendosën në sektorin e urgjencës të shtëpisë së fëmijëve në fund të vitit 2010 për shkak të abuzimit psikologjik dhe fizik. Fëmijët ishin traumatizuar rëndë dhe kështu, kishin shenja të zhvillimit të vonuar, përcjell albinfo.ch. Ata kanë marrë terapi javore me vite, por gjithashtu duhet të mbështeten nga sigurimi për personat me aftësi të kufizuar, në moshën e rritur./Express/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

Pas Britanisë, edhe Kolumbia ndërpret ndarjen e inteligjencës me SHBA-në

12 November, 2025
Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Detaje të reja nga atentati në Rinas: Kamerat nuk kanë filmuar, rruga nga Nikla pa energji elektrike

12 November, 2025
Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

Studim: Sëmundjet e rënda mendore shkurtojnë jetën më shumë sesa pirja e duhanit ose obeziteti

12 November, 2025
“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

“Mos ma prek familjen!”, marshim në Tiranë më 15 nëntor për mbrojtjen e familjes dhe jetës

12 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result