Tottenham Hotspur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka shënuar fitore sonte ndaj Tottenham Hotspur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por kjo fitore nuk i ka ndihmuar që të kalojë në gjysmëfinale.

Sonte ishte një derbi i vërtetë i Ligës së Kampionëve, ku u shënuan 7 gola, duke përfunduar ndeshja me rezultat 4-3 dhe rezultat të përgjithshëm 4-4.

Ishte Raheem Sterling (4’) që e kaloi Cityn në epërsi, ndërsa Heung-Min Son shënoi dy gola të shpejtë (7’ dhe 10’), për të sjellë epërsinë e mysafirëve, por që menjëherë erdhi përgjigja e vendasve duke barazuar shifrat në 2-2, me golin e shënuar nga Bernardo Silva (11’), ndërsa Sterling (21’) doli sërish në skenë duke rikthyer epërsinë, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola, Sergio Aguero (59’) sërish shënoi, për të quar rezultatin në 4-2, por ishte Fernando Llorente (73’) që zbuti epërsinë, dhe që ishte gol i mjaftueshëm për ta dërguar Tottenhamin në gjysmëfinale.

Ndeshjen e parë e ka fituar Tottenham si vendas me rezultat 1-0.

Tottenham do të takohet me Ajaxin në gjysmëfinale, ndërsa Liverpool do të ndeshet me Barcelonën.

Share This Article