Tottenhami dhe Reali shënojnë fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Real Madridi dhe Tottenham Hotspur kanë shënuar sonte fitore ndaj kundërshtarëve.

Në ndeshjet e 1/16 të Ligës së Kampionëve që janë eliminuese, Real Madridi ka shënuar fitore daj Akaxit, me rezultat 1-2. Golin e parë e shënoi Benzema (60’), për ta kaluar Realin në epërsi. Pas pak erdhi përgjigja e vendasve, të cilët barazuan përmes Ziyech (75’), por goli i fitores për madrilenët u shënua nga Asensio (87’).

Ajax ka mundur ta përfundojë këtë takim me barazim, nëse do të pranohej goli i shënuar në pjesën e parë, i cili u anulua nga gjyqtari kryesor i takimit pas konsultimit të Varit. Fitore bindëse ka shënuar Tottenham Hotspur, duke e mposhtur Borussia Dortmund  me rezultat 3-0. Golat i shënuan Heung-Min Son (47’), Vertonghen (83’) dhe Llorente (86’).

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply