Tottenhami e dërgon UEFA-n në CAS

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, beson se skuadra londineze do t’i ndjekë rrugët ligjore pasi u eliminua nga Liga e Konferencës.

Trajneri italian ka bërë të ditur se klubi ka bërë një dosje, cila mund të përfundojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

Tottenhami humbi me rezultat zyrtar 3:0 nga Rennesi dhe kështu u eliminua nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.

“Sinqerisht për mua, klubin dhe tifozët tanë, është i pabesueshëm vendimi që UEFA e mori. Është i padrejtë, me siguri. Ne e meritojmë të luajmë për kualifikim në fushë, jo të eliminohemi në këtë mënyrë. Jam shumë i zhgënjyer për vendimet e UEFA-s”, ka thënë Conte.

Share This Article