Tottenhami e shkarkon Jose Mourinhon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

ottenhami e ka shkarkuar Jose Mourinho nga posti i trajneri mëngjesin e së hënës, vetëm 17 muaj pasi e mori përsipër skuadrën londineze.

Ryan Mason do ta marrë drejtimin e ekipit deri në përfundim të sezonit.

Shkarkimi i portugezit vjen pas barazimit të Tottenhamit 2:2 me Evertonin dhe vetëm pak ditë para finales së Tottenhamit kundër Manchester City në Carabao Cup.

Kishte disa muaj që Mourinho ishte nën presion të madh, sepse Tottenhami përballej me një betejë të vështirë për top katërshe në Premierligë.

Por pas barazimit me Evertonin, Tottenhami renditet në vendin e shtatë në tabelë me pesë pikë larg vendit të katërt.

Ryan Mason dhe Chris Poëell pritet të emërohen së bashku në postin e trajnerit të përkohshëm, derisa klubi ta gjejë një trajner të ri.

Mourinho ishte emëruar në nëntor të vitit 2019 në vend të Mauricio Pochettinos dhe e udhëhoqi Tottenhamin drejt vendit të gjashtë në Premierligë sezonin e kaluar. 

Share This Article