Tottenhami ka realizuar tre gola në minutat e fundit të ndeshjes, duke triumfuar kështu 4:1 sonte në udhëtim ndaj Wycombe Wanderersit të Kategorisë së Dytë të Anglisë dhe kaluar tutje në FA Cup.
Wycombe fillimisht kishte kryesuar me golin e Fred Onyedinmas (25’), por më pas Tottenhami përmbysi rezultatin me golat e Gareth Bale (45’), Harry Winks (86’) e Tanguy Ndombeles (87’, 90’).
Për Wycomben në stol ishte Anis Mehmeti.