Tottenhami kthen interesimin për Kumbullën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi anglez Tottenhami është futur sërish në garë për ta transferuar mbrojtësin e Hellas Veronës, Marash Kumbulla, kanë raportuar të enjten mediumet në Angli.

Skuadra londineze edhe në të kaluarën ka qenë e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë. Por, në garë për shërbimet e Kumbullës janë edhe Interi, Napoli dhe disa skuadra të tjera italiane. Me Hellas Veronën, Kumbulla 20-vjeçar, ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Share This Article