Tottenham Hotspur e ka mposhtur 3:1 Sheffield Unitedin të dielën në udhëtim, për t’u rikthyer në top katërshen e Premierligës.
Tanguy Ndombele dhe Harry Kane shënuan gola mahnitës për t’ia siguruar skuadrës së Jose Mourinhos tri pikë të reja me triumfin kundër Sheffield Unitedit në telashe në Bramall Lane.
Serge Aurier e kaloi Tottehamin në persi pas vetëm pesë minutave lojë, kur shënoi me kokë, duke e rikthyer Sheffieldin me këmbën në tokë, pas fitores së parë të sezonit që e kishte arritur në mesjavë kundër Newcastle Unitedit.
Kane e dyfishoi epërsinë për të bardhët e Londrës duke shënuar gol të bukur individual pak para përfundimit të pjesës së parë.
David McGoldrick i tha shpresë Unitedit për përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë, por shpresa e tyre zgjati shumë pak, pasi Ndobmbele ua shoi atë, duke e shënuar golin e sigurisë për triumfin e Tottenhamit.
Me këtë fitore, Tottenhami ngjitet në pozitën e katërt në Premierligë, me tri pikë më pak se lideri Manchester United, i cili përballet sot më vonë me kampionin Liverpool.
Sheffield United ngel në fund të tabelës me 11 pikë larg zonës së sigurisë.