Tottenhami synon kthimin e Modriqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skuadra e Tottenhamit po synon ta kthejë në radhët e veta mesfushorin kroat Luka Modriq.

Mediumet e huaja kanë raportuar të premten se ekipi londinez është i gatshëm ta transferojë Modriqin nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit. Madje, thuhet se trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho personalisht e ka kontaktuar Modriqin për t’i bërë me dije se e dëshiron në ekip.

Modriq 35-vjeçar ka kontratë me Realin deri në fund të këtij edicioni dhe madrilenët ende nuk i kanë ofruar rinovimin e saj.

Mesfushori i Kroacisë, është pjesë e Realit prej vitit 2012 kur i ishte bashkuar nga Tottenhami për 40 milionë euro. Para se të transferohej te Reali, Modriqi për katër sezone ka bartur fanellën e Tottenhamit.

Këtë edicion, Modriq ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 19 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat.

Share This Article