Totti: Futbolli dikur ishte ndryshe me tifozë të vërtetë, sot është vetëm biznes

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Francesco Totti, legjenda e Romës, ka dhënë një intervistë të gjatë për “The Guardian” dhe bën një krahasim të futbollist kur luante vetë, me këtë të ditëve të sotme.

Ai e pranon se ka qenë shpesh pranë largimit nga verdhekuqtë dhe ka fantazuar vetëm për një klub tjetër luante.

“Unë kam luajtur në një kohë tjetër, në një futboll që përbëhej nga pasioni dhe tifozët e vërtetë. Të luaja për skuadrën me të cilën isha tifoz ishte zgjedhja më e lehtë për mua. Të bësh një krahasim mes kohës kur luaja unë dhe futbollit aktual është e vështirë. Tani futbolli është më shumë biznes. Shkon ku mund të bësh më shumë para”, ka thënë mes të tjerash Totti.

Më tej ai ka shtuar: “Milani ka qënë i vetmi klub, pas Romës, që kam fantazuar për të luajtur. Vendimet i merrja vetë, isha shumë i ri dhe e dija që kisha kohë”.

“Refuzimi i Realit në vitin 2006? Ka pasur ditë, kur isha me një këmbë në shtëpi dhe me një këmbë atje. Zgjedhja për të qëndruar në Romë u bë me zemër. Real Madridi është klubi tjetër me të cilin mund të kisha luajtur, një eksperiencë në një vend tjetër, mund të ishte diçka e bukur për mua dhe familjen time”.

Share This Article