Njëri ndër prodhuesit më të mëdhenj të veturave në botë, Toyota nga Japonia, ka parashikuar rënie të fitimit deri në 80 për qind gjatë këtij viti shkaku i koronavirusit.
Zyrtarët e kësaj kompanie thanë të martën se kanë parashikuar që fitimi operues të jetë vetëm 4.7 miliardë dollarë gjatë vitit fiskal, që paraqet shifrën më të ulët në nëtë vitet e fundit.
Toyota tha se pret që këtë vit t’i shesë shtatë milionë vetura, dy milionë më pak se vitin e kaluar. Sidoqoftë, kompania paralajmëroi se është tepër e vështirë të parashikohet numri i shitjeve, sepse pritet që shifrat të dallojnë nga rajoni në rajon.
Përpos rënies së shitjeve për 20 për qind, Toyota tha se fitimi i kompanisë pritet të goditet edhe nga vlera e jenit japonez, që po forcohet përballë dollarit amerikan.
Pavarësisht situatës së vështirë, prodhuesi japonez ka filluar t’i rihapë gradualisht fabrikat në Evropë dhe Amerikë Veriore, shkruan “CNN”.