“Toyota Yaris”, Basha: Janë duke u zhvilluar hetime, nuk mund të jap përgjigje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas dëshmisë në SPAK, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen “Toyota Yaris”.

Ndërkohë, kryedemokrati u treguar hermetik kundrejt pyetjeve të gazetarëve lidhur më këtë çështje duke thënë se ajo është në zhvillim e sipër.

” Jam pyetur në rolin e personit që ka dijeni për ngjarjen. Kisha me prokurorët belgë një diskutim konstruktiv dhe që i shërben hetimit, e siç mund ta kuptoni lidhur me hetimet që janë duke u zhvilluar nuk mund të jap përgjigje.

Ne bëjmë detyrën tonë për të luftuar lidhjet e krimit me politikën. Denoncimi im ka qenë publik në Kuvend dhe besoj se është një nga indiciet e nisjes së hetimit. I qëndroj gjithçkaje që kam qëndruar në Parlament”, tha Basha.

Share This Article