Një grup i strukturuar kriminal i përbërë nga 21 anëtarë në total është shkatërruar ditën e sotme nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane, prokurorinë e Firences dhe Eurojust. Grupi merrej me trafik droge në formën e çokollatës dhe vepronin nga Siria, Turqi, Greqia Shqipëria, Italia dhe vendeve të tjera të BE-së. 20 prej tyre janë arrestuar, e ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Prokurori içështjes Vladimir Mara ka dhënë detaje nga ky operacion, ndërsa ka bërë me dije se pjesëtarët e këtij grupi i kryenin të gjitha punët, që nga porositja, transporti dhe më pas shpërndarja drejt vendeve të BE.
Prokurori tha se droga transportohej me kamion dhe ajo ishte e fshehur në vende specifike, që ishte shumë e vështirë për t’u kapur nga skaneri.
“Nga Siria, Turqia, Greqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Italia dhe vende të tjera të BE, janë dokumentuar episode të shumta nga Siria në Shqipëri, nga Turqia në Shqipëri, nga Shqipëria në Itali po ashtu edhe nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut dhe nga Shqipëria në Greqi. Janë evidentuar të gjithë pjesëtarët, gjithsej 21 anëtarë. 20 janë arrestuar, 1 në kërkim. Pjesë e grupit ka qenë edhe një punonjës policie, janë sekuestruar makina luksoze, shuma monetare, aparate celular, pajisje kompjuterike. Të gjitha sekuestrimet e drogës janë kryer në Shqipëri dhe 3 raste kanë ndodhur në Maqedoni, në Greqi dhe Milano, të tre raste të ndjekura nga ana jonë. (…)Të gjitha masat janë ekzekutuar në Shqipëri. Qoftë transportues, i shpërndarës në vendet e BE, por edhe i porositësve se nuk kanë pasur persona të tjerë në rol kryesor, dhe këta kanë qenë që bënin qoftë porositjen, qoftë transportin në vendet e BE-së. (…)Trafikimi bëhej me kamion që transportonin mjetet të ligjshme, lënda narkotike futej në vende të kamionit që vështirë se kapeshin nga skanerat”.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara
3 nga rastet e sekuestrimit të drogës janë bërë në Durrës në 2021.
“Kemi sekuestrim të lëndës narkotike në Durrës, 09.02.2021, 02.06.2021 dhe 04.08.2021. Sa i përket lëndës narkotike sekuestruar në Durrës ka qenë hashash i presuar, i përpunuar, me origjinë nga Siria, ndërsa heroina nga Turqia në Shqipëri, ndërsa kokaina nga vendet e origjinës në Shqipëri drejt vendeve të BE”.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara
Pjesë e këtij grupi ka qenë edhe një efektiv policie.
“Punonte në drejtorinë kufitare të Shkodrës, dhe është korruptuar nga një anëtarë i grupit kriminal”.
Prokurori i çështjes Vladimir Mara
Hetimi në kuadër të këtij operacioni ka nisur në vitin 2020. Gjatë këtij hetimi janë sekuestruar në 8 raste lëndë narkotike të llojit “Kokainë”, “Heroinë”, “Marijuanë”, “Risinë”, “Canabis Sativa”, me një vlerë të përafërt rreth 2 700 000 euro. Kryesor në grup ka qenë Endrit Bakiu.
Ndaj tyre rëndon akuza kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” , parashikuara nga nenet 283/a, 333/a, 334, 287 e 259 të Kodit Penal.
Emrat ndaj të cilëve është prerë urdhër arresti
Endrit Bakiu
Suko Pajo
Artur Sulaj
Arian Tola
Fadjon Çami
Viron Lekaj
Artan Agalliu
Shpëtim Pjeshka
Jani Çavo
Kudret Rustemaj
Besnik Ruçi
Pirro Çapi
Jani Meçja
Edmond Kabashi
Tomi Hila
Leonard Nergjoni
Artin Kurti
Astrit Miska
Ervis Çvilo
Mirash Gjoni
Sonila Sula (arrest shtëpie)