Trafikoi 10 mijë pilula ekstazi nga Holanda në Greqi, arrestohet 41-vjeçari shqiptar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një operacion i policisë greke, duke përdorur edhe metoda speciale hetimi, ka zbuluar një rast të trafikur ndërkombëtar të pilulave esktazi nga Holanda në Greqi. Operacioni është zhvilluar në rrugën kryesore të Athinës “Leoforon Mesogion”, ku është ndaluar një automjet brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 pilula ekstazi. Në prangat e policisë ka rënë shtetasi shqiptar Viktor Mucopataj, 41 vjec.

Ky i fundit rezulton i arrestuar tre herë më parë për kokainë në Greqi dhe ka vuajtur 10 vite heqje lirie. Operacioni është drejtuar nga Kreu i Policisë Kufitarë të Rafinës, Aggelo Kiousi dhe në operacion ka marrë pjesë skuadra e antidrogës dhe njësia e operacioneve speciale të policisë kufitarë të Rafinës.

Sipas burimeve, Mucopataj dyshohet se është pjesë e një rrjeti ndërkombëtar trafiku dhe droga ishte trafikuar nga Holanda.

Share This Article