Connect with us

Albania

Trafikonin emigrantë nga Shqipëria drejt Britanisë me avionë kundrejt pagesave prej 10 mijë paund, kush janë dy shqiptarët në krye të bandës

Published

on

Dy shtetas shqiptarë që përdorën një avion për të transportuar ilegalisht emigrantë ekonomikë nga Franca veriore në një aerodrom në Essex janë shpallur fajtorë për kontrabandë me njerëz.Myrteza Hilaj, 50 vjeç dhe Kreshnik Kadena, 37 vjeç, të dy nga Leyton, në lindje të Londrës, u shpallën fajtorë të premten në Gjykatën Southwark Crown për lehtësimin e kryerjes së një shkeljeje të ligjit të imigracionit.

Dënimet pasuan një hetim tetë-vjeçar nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), gjatë një operacioni të koduar “Micropus”, ndaj një grupi të krimit të organizuar shqiptar të përfshirë në lehtësimin e migrimit të paligjshëm, pastrimin e parave, trafikun e drogës dhe furnizimin e dokumenteve të falsifikuara.

NCA tha se të paktën nëntë udhëtime të emigrantëve ekonomikë shqiptarë në 2016 dhe 2017 ishin “të lidhura kryesisht me Hilajn”, ku në tre raste ishin transportuar me avionë të lehtë dhe të tjerë në pjesën e pasme të kamionëve. Kadena veproi si asistent i tij dhe ishte i përfshirë kryesisht në kontrabandën e migrantëve duke përdorur aeroplanët e lehtë. Piloti i grupit ngrihej nga North Weald Airfield në Epping Forest, Essex dhe  fluturonte për në aeroportin Le Touquet në brigjet e Francës veriore për të mbledhur tre deri në katër emigrantë për t’i kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar në çdo udhëtim. Emigrantët shqiptarë paguanin “deri në 10,000 £” për tranzit në MB dhe më pas “disa qindra paund shtesë” për dokumente false, tha NCA.

Oficeri i lartë hetues i NCA-së, Saju Sasikumar tha se Hilaj vepronte si një “agjent udhëtimi” për migrantët. Sasikumar tha në një konferencë për media: “Ai po i vendoste njerëzit në vendet e duhura në kohën e duhur dhe po kontaktonte njerëzit e duhur për t’i çuar ata atje ku duhej të ishin. “Ai shtoi se rasti ishte “një nga shembujt e paktë të përdorimit të avionëve të lehtë” nga bandat e kontrabandës së njerëzve.

Advertisement
Continue Reading

Albania

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Published

on

By

Buxheti i shtetit po “vuan” nga një sëmundje kronike. Taksat mblidhen, por nuk shpenzohen. Të dhënat flasin se vetëm për muajin dhjetor fondet buxhetore që duhen të shpenzohen janë afro 2 miliardë euro. Ky përqendrim i fondeve vetëm në një muaj, për ekspertin e ekonomisë Albert Gajo, tregon anomali. I ftuar në emisionin E-ZONE, z. Gajo tha se shkaku kryesor vjen nga keqplanifikimi.

“Zbatimi i buxhetit me akte normative nuk është një tregues normal, është një tregues për një realitet anormal. Në plan të parë, kjo situatë vjen nga keqplanifikimi. Ministria përgjegjëse ka dëshmuar ndër vite që nuk ka mundur të planifikojë si duhet buxhetin, çka do të thotë se po ia lëmë rastësisë dhe, në varësi të asaj që sjell koha, hartojmë aktet normative. Kjo nuk është e shëndetshme ekonomikisht” – tha Gajo.

Gjatë kësaj jave, qeveria me aktin e katërt normativ ndryshoi sërish buxhetin. Në fokus ishte ndarja e një bonusi prej 15 mijë lekësh për familjet në nevojë.

Paralelisht, përveç bonusit, pati edhe një rishpërndarje të fondeve, ku një fond i konsiderueshëm i pashpenzuar kaloi në llogarinë e posaçme të hapur pranë Bankës së Shqipërisë për skemën e pensioneve.

Advertisement

“Pas keqplanifikimit, një tjetër arsye pse jemi në këtë situatë është edhe aftësia e administratës publike për të zbatuar në kohë zërin e investimeve. Vonesat në lidhje me realizimin e investimeve publike lidhen edhe me mungesën e profesionalizmit të stafit në agjencitë publike. Jemi një vend që po kërkojmë të hyjmë në BE, por nuk po i përdorim si duhet fondet tona të brendshme, ndërkohë që duhet edhe të përthithim ndihma fondesh nga BE-ja” – tha Gajo.

Eksperti Gajo thotë më tej se bonuset janë një politikë e paqëndrueshme, pra individët nuk mund të bëjnë dot parashikime të shpenzimeve, pasi nuk kanë qartësi. Ndaj, një praktikë e tillë, edhe pse e domosdoshme për familjet në nevojë, nuk është e këshillueshme të zhvillohet në mënyrë rastësore.

Advertisement
Continue Reading

Albania

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Published

on

By

Një protestë ka ndodhur në ambientet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë për shkak të mungesës së ujit prej tre ditësh.Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Advertisement
Continue Reading

Live ALBUK TV

Kosova5 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

UK5 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

Bota6 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Albania6 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Kosova6 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania7 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Albania7 hours ago

Vlora 4 ditë pa ujë, protestuesit shpërthejnë derën dhe futen në festën e Bashkisë

Kosova7 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova7 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Albania12 hours ago

Tryeza festive ‘në stratosferë’/ Qytetarët: Me këto çmime nuk blejmë dot asgjë, varfëri e madhe

Kosova12 hours ago

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

Albania1 day ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

Albania6 hours ago

VIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Albania6 hours ago

Anomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor

UK1 day ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Albania7 hours ago

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

UK5 hours ago

Princi William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim

Bota6 hours ago

Presidenti i Ukrainës, Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, takohet me presidentin Trump

Kosova8 hours ago

Dalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Kosova5 hours ago

Numërohen 81% e kutive të votimit në Kosovë: Albin Kurti drejt mandatit të tretë si kryeministër

Kosova6 hours ago

KQZ numëron mbi 80% të votave, Vetëvendosje në epërsi të thellë

Albania8 hours ago

Amnisti penale nga qeveria! Lamallari: 380 të burgosur lirohen, 900 të tjerë përfitojnë ulje dënimi (video)

Kosova7 hours ago

KQZ: Ka nisur numërimi i votave, sonte rreth orës 23:00 presim t’i kemi rezultatet preliminare

Kosova7 hours ago

KQZ nis publikimin e rezultateve të para

Kosova12 hours ago

Voton Presidentja Osmani: Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë

Kosova8 hours ago

Mbyllen qendrat e votimit në Kosovë, pjesëmarrja me e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit

Trending