72 persona humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror që ndodhi mëngjesin e së dielës në Nepal.
Sipas të dhënave nga mediat avioni me 72 persona në bord, mes të cilëve dhe 4 pjesëtarë të ekuipazhit, i kompanisë Yeti Airlines u përplas në tokë ndërsa përpiqej të ulej në aeroport.
Avioni ishte nisur nga Katmanduja dhe u aksidentua gjatë uljes në aeroportin e Pokharas, në distriktin e Kaskit.
Autoritetet i kanë ende të paqarta shkaqet e këtij aksidentit, ndërkohë që kanë nisur hetimet.
Mjeti fluturues ra shumë pranë një zone të banuar, banorët e së cilës, me mjete rrethanore shkuan menjëherë në ndihmë të pasagjerëve, por pa mundur të bëjnë gjë.