Një baba në Tenesi dhe vajza e tij e mitur ishin midis 10 personave – nëntë prej të cilëve fëmijë – që mbetën të vdekur në një përplasje mes shumë automjete në një autostradë në Alabama këtë fundjavë.
Cody Fox, 29 vjeç, nga New Hope, Tenesi dhe vajza e tij 9-muajshe u identifikuan përmes një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Alabama Laë Enforcement Agency të Dielën në mbrëmje.
Viktimat e tjera në aksident ishin fëmijë të moshës midis 3 dhe 17 vjeç, të cilët udhëtonin me një automjet që i përkiste një ferme për fëmijët e braktisur ose të abuzuar, thanë autoritetet.
Aksidenti ndodhi rreth 120 milje në jugperëndim të Camp Hill, Alabama, ku ndodhet edhe ferma.
“Dje, ishte një ditë jashtëzakonisht pikëlluese për shtetin e Alabama pasi 10 jetë humbën tragjikisht në një ngjarje të tmerrshme,” tha sekretari i ALEA-s (Alabama Law Enforcement Agency) për Zbatimin e Ligjit Hal Taylor.
“Ishte një skenë e vështirë dhe e paimagjinueshme për shumë njerëz dhe mendimet e lutjet tona janë me të gjithë të përfshirët në aksident.”
Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit dërgoi 10 hetues në vendin e ngjarjes në Butler County për të punuar për hetimin e ngjarjes.