Tragjedi në Angli: 12-vjeçari humb jetën nga sfida e rrezikshme “Blackout” në rrjetet sociale

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një djalë 12-vjeçar ka ndërruar jetë në Castleford, Angli, më 27 qershor, dhe sipas një fushate GoFundMe të nisur nga një e afërme, shkak është bërë sfida virale dhe e rrezikshme në rrjetet sociale, e njohur si “blackout challenge”.

Policia e West Yorkshire njoftoi se u thirr në një banesë rreth orës 18:06 pas raportimeve për një fëmijë në rrezik. Ai u dërgua në spital, por për fat të keq nuk arriti të mbijetonte. Autoritetet kanë konfirmuar se ngjarja nuk po trajtohet si e dyshimtë, por hetimet vazhdojnë për të kuptuar saktësisht çfarë ndodhi.

Organizatorja e GoFundMe, Agnieszka Czerniejewska, e identifikoi djalin si Sebastian dhe tha se “një sfidë e rrezikshme në internet i mori jetën”. Ajo shtoi se prindërit e tij e kishin rritur me dashuri dhe përkujdesje, por një moment në internet e ndryshoi gjithçka.

Sfida “blackout” përfshin mbytjen e vetes për të provuar ndjesi të çuditshme, duke shkaktuar mungesë oksigjeni në tru, një praktikë që mund të çojë në dëmtime fatale. Sipas një raporti të The Independent në vitin 2022, kjo sfidë ishte e lidhur me të paktën 20 vdekje, 15 prej të cilëve ishin fëmijë 12 vjeç ose më të vegjël.

“Sebastian ishte një djalë plot ëndrra dhe talent. Ai mësoi vetë të luante kitarë e piano, dhe adhuronte të vizatonte. Ishte gjithmonë i buzëqeshur dhe i dashur me të gjithë,” thuhet në përshkrimin prekës të fushatës, që deri tani ka mbledhur mbi 4,100 dollarë për të ndihmuar prindërit e tij.

Organizatorja bëri thirrje që prindërit të bisedojnë me fëmijët për rreziqet që mund t’i presin në internet. “Asnjë prind nuk duhet të përjetojë dhimbjen e të humburit një fëmijë.”

Share This Article